Prizren: Vdes një person nga kontakti me rrymë
Një burrë ka vdekur në fshatin Hoçë të Qytetit në Prizren.
Referuar informacioneve, viktima humbi jetën si pasojë e kontaktit me rrymën, raporton Gazeta e Prizrenit.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ku njoftoi se tashmë ka nisur hetimet për rastin.
“HETIM I VDEKJES – Fsh. Hoq e Qytetit, Prizren 17.05.2024-19:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka humbur jetën si pasoj e kontaktit me rrymë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendim e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport./Gazeta e Prizrenit
Lexo edhe:
Prizren: Detaje rreth plagosjes me armë në Nashec, kush janë të përfshirët në rast