Në maternitetin e Spitalit në Prizren, gjatë tri ditëve të shkuara janë regjistruar 14 raste të lindjeve, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Sa i përket gjinisë, kësaj radhe nuk ka dominues, pasi 7 nga foshnjat janë djem, e po aq vajza.
Këto shifra mund të merren si të ulëta, për një Komunë si Prizreni, por janë tregues për numrin në rënie të lindjeve.
Gjatë kësaj kohe numri i lindjeve “cezariane” me operim është katër. /“GazetaePrizrenit.net”/