Prizren: Vetëm dy lindje në Ditën e Pavarësisë

Numri i lindjeve në spitalin e përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, ka shënuar rënie të ndjeshme, gjatë tri ditëve të fundit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Më 17 Shkurt, kur u shënua 11-vjetori i Pavarësisë së vendit, në repartin  obstetrik (salla e lindjes) numri i përgjithshëm i të lindurve ka qenë vetëm dy, numër ky që pothuajse ka qenë më i ulëti për një kohë. Këtë ditë kanë lindur vetëm dy vajza.

Ndërkaq, sa i përket numrit të përgjithshëm të lindjeve për tri ditët e shkuara, të cilët kanë qenë festive, numri i të porsalindurve në Prizren ka qenë vetëm nëntë, numër ky që mund të merret si mesatar për një ditë në Prizren.

Sa i përket gjinisë, për një ka prirë ajo femërore, ndërsa katër foshnja kanë qenë djem./GazetaePrizrenit.net/