08-09-2024

Prizren: Vetura godet një këmbësore

Në rrugën “Rrustë Kabashi”  në Prizren, një automjet ka goditur një femër, e cila po ecte në zebra.

Sipas një lexuesi të portalit, që ka dërguar edhe foton rasti ka ndodhur në afërsi të Qendrës Sportive.

Në vendin e ngjarjes shihen ekipet nga Urgjenca.

Policia ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim për rastin./Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe:

Pajtohen familjet Likaj nga Krajku dhe Qenaj nga Romaja e Hasit

Asnjë koment

Comments are closed.