Prizren: Vjedhje në një mishtore, grabitet arka dhe sasi e madhe e mishit
Njoftohet se në orët e hershme të mëngjesit, në një lokal mishtore – pronë e ankueses femër, me forcë kanë depërtuar persona të panjohur të cilët kanë vjedhur sasi të madhe të mishit dhe arkën.
Policia njofton se nuk raportohet vlera e saktë e mallit dhe e parave të vjedhura, dhe se rasti vazhdon në procedurë hetimore.
Policia nuk ka njoftuar per detaje të tjera.