19-04-2024

Prizren: Vodhi arkën humanitare të “Jetimave të Ballkanit”, arrestohet 31 vjeçari

Policia ka njoftuar se dje në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, një punëtore në një postë ka informuar policinë se një person i dyshuar e ka vjedhur një kuti më të holla të cilat ishin të destinuara për aktivitete humanitare për shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Në lidhje më këtë rast një qytetar në cilësinë e dëshmitarit duke e parë këtë dukuri, duke vepruar më përgjegjësi qytetare, ka ndaluar të dyshimtin dhe më pas e ka inofmruar policinë mbi identitetin dhe vendndodhjen e të dyshimtit dhe policia e pati më të lehtë arrestimin e të dyshimtit.

I dyshimti së bashku më dëshmitarin u dërgua në stacionin e policisë, dhe gjatë kontrollimit ju gjeten 222 euro të vjedhura nga arka humanitare.

Policia ka sekuestruar këto të holla në cilësinë e dëshmisë materiale. Ndërsa i dyshimti K.P., i lindur në vitin 1990 u ndalua në mbajtje në afat prej 48 orë.

Për këtë rast u informua edhe Prokurori i Shtetit i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshimtit. Rasti është duke u hetuar.

Polica rajonale në Prizren, është e përkushtuar të hetojë të gjitha veprat penale, ne veçanti falënderon dhe përgëzon veprimin e qytetarit i cili mori guximin të identifikojë dhe ta paraqes të dyshuarin.

Asnjë koment

Comments are closed.