Prizren: Votohet rekomandimi i VV-së për faljen e 100 eurove të tatimit në pronë

Në Kuvendin e Komunës së Prizrenit është mbajtur seanca e jashtëzakonshme e iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

E në këtë seancë, me votë unanime është votuar rekomandimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren për Ministrinë e Financave për faljen e 100 eurove të tatimit në pronë, njofton Klankosova.tv.

Ndërkaq, pikë e dytë e propozimit të këshilltarëve të Prizrenit ishte që të rishikohet plotësim ndryshimi i Ligjit për Tatim si kërkesë e PDK-së dhe partive tjera në Kuvend.