23-11-2024

Prizren: Zyrtarët arsimor vlerësojnë ecurinë e testit të arritshmërisë

Zyrtarët arsimor në Prizren e vlerësuan si shumë të mirë ecurinë e mbajtjes së testit të arritshmërisë për klasat e nënta, që u mbajt sot në shtatë qendra testimi në Prizren.

Drejtori i DKA-së në Prizren, Skënder Susuri ka thënë se pjesëmarrja e nxënësve dhe angazhimi i  tyre ishte në nivel, sikurse  edhe ai i drejtoreve dhe mësimdhënësve administrues.

“DKA ka pasur të angazhuar komisionin përkatës për planifikimin dhe menaxhimin e këtij testi, në të cilin kanë marrë pjese 2.710 nxënës”, tha ai raporton “Gazeta e Prizrenit”

Ky test, qëllimi i të cilit është të mundësojë orientimin më të lehtë të nxënësve në shkollimin e mëtejmë, kontrollohet nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Tekonlogjisë.

Pikët që nxënësit do t’i fitojnë, do t’iu ndihmojnë atyre të orientohen për regjistrim në shkollën e mesme.

Ky testi përmban 100 pyetje nga lëndët gjuhë shqipe, matematikë, gjuhë angleze, kimi, fizikë, gjeografi, histori, informatikë.

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.