30-04-2024

U varros Kujtim Paçaku

U varros ish-deputeti rom, Kujtim Paçaku.  Në shtëpinë e kulturës “ Xhemajli Berisha”, është mbajtur një akademi komemorative kushtuar jetës dhe veprës së të ndjerit, në të cilën morën pjesë familjarë, miq, bashkëpunëtorë e qytetarë, si dhe disa përfaqësues të institucioneve.

Njëri nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Nexhip Menekshe, vlerësoi se Paçaku ka lënë gjurmë të pashlyeshme në mbrojtjen e identitetit të komunitetit rom, derisa aktori Xhevdet Doda,  ka thënë se i ndjeri ishte ndër personalitetet më të merituara për kultivimin e vlerave kulturore të romëve përmes teatrit.

Në emër të familjes, ka folur djali i të ndjerit,  Denuri.  Paçaku vdiq dje në moshën 59 vjeçare.

Asnjë koment

Comments are closed.