27-07-2024

Haskukës i “luan” tensioni

Në kuadër të Ditës Botërore të Hipertensionit,  një ditë më parë drejtoresha e Shëndetësisë Flaka Siqeca dhe infermieret e QKMF-së, vizituan kryetarin e Komunës,  Mytaher Haskuka, me ç’rast ata, ia bënë matjen e shtypjes së gjakut, kryetarit e që rezultoi të jetë paksa e ulët, por në suaza normale.

Qëllimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi i popullatës lidhur me presionin e gjakut.

“Një nga pengesat kryesore për kontrollin efektiv të hipertensionit është thjesht se, njerëzit nuk janë të vetëdijshëm nëse tensioni i gjakut të tyre është i lartë, – tha ekipi profesional që na vizitoi sot”!  shkroi Haskuka në facebook./tvprizreni/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.