24-06-2021

Prizrenasi e rrah nënën e tij në natën e Bajramit

Një person është arrestuar dje në Prizren, pasi që i njëjti sipas policisë e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast në raportin 24 orësh.

Në raport thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prizren 12.05.2021 – 11:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

Asnjë koment

Comments are closed.