Luftëtari i MMA, Gjoni Palokaj nga Prizreni, sot do të rikthehet në kafaz.
Ai do të luftojë kundër sportistit nga Venezuela, Karol Artega.

Palokaj ka debutuar suksesshëm në Oktagon, ku ka regjistruar tre fitore radhazi.
Ai nga tetë fitore deri tani, gjashtë prej tyre i ka mbyllur para kohe.
Gjoni sonte përballet me një kundërshtar të fortë, ku Artega hyn në kafaz me pesë fitore dhe një humbje.
https://www.oktagon.tv