23-04-2024

Prizrenasi i kërcënon me armë katër nipat e tij

Katër persona në Prizren kanë lajmëruar policinë se janë kanosur me armë zjarri nga axha i tyre i dyshuari kosovar.

Sipas viktimave, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kanë me të dyshuarin rreth një kontesti pronësor.

“Prizren 15.05.2023-09:50. Katër meshkuj kosovarë, kanë lajmëruar policinë se janë kanosur me armë zjarri nga axha i tyre i dyshuari kosovar. Sipas viktimave, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kanë me të dyshuarin rreth një kontesti pronësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 46 fishekë dhe një pushkë ajrore për të cilat i dyshuari kishte leje. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Asnjë koment

Comments are closed.