Prizrenasi i la çelësat brenda, hajnat ia vjedhin veturën para shtëpisë
Mbrëmë pas mesnate, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një veturë në Prizren.
Gazeta Sinjali mëson se 25-vjeçari e kishte parkuar veturën para shtëpisë së tij dhe brenda saj kishte lënë çelësat e veturës dhe dokumentacionin.
Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje’.