13-05-2024

Prizrenasi raporton vetëplasogjen me armë

Një person ka njoftuar policinë se ka pësuar lëndim aksidental me armë zjarri, raporton ‘Gazeta e Prizrenit’.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:01, në Prizren.

Policia ka njoftuar se viktima mashkull K-Shqiptar ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që ishte plagosur nga arma e zjarrit.

“Sipas viktimës, ai është vetëplagosur me pushkë gjuetie të cilën e ka me leje. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Pushka e gjuetisë është konfiskuar. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.