05-05-2024

Prizrenasit këshillohen ta shikojnë historinë e pagesave për tatimin mbi pronë

Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa, Ertan Simitçi, së bashku koordinatorin e tatimit mbi pronë, Xhafer Poniku, dhe zyrtarin ligjor në kuadër të kësaj drejtorie, Islam Osmankaj, sot organizuan konferencë për shtyp, nëpërmjet së cilës dhanë sqarime për opinionin publiku rreth zhvillimeve të fundit të kësaj drejtorie.

Hyrja në fuqi e Ligjit të ri të Tatimit mbi Pronë dhe ndryshimet në kuadër të këtij ligji, ishin pikat kryesore për të cilat u diskutua në këtë konferencë, ndërsa tatimpaguesit u këshilluan që ta shikojnë historinë e pagesave të tyre të mëparshme në departamentin e tatimit mbi pronë dhe të marrin informata shtesë në lidhje me mënyrën e pagesave, të cilat mund të bëhen me këste.

“Procedurat e përcaktuara me ligj duhet të zbatohen në përpikëri, përndryshe do të fillojë zbatimi i procedurës përmbarimore, që do t’i kushtojë me shpenzime shtesë për tatimpaguesit”.

Përveç kësaj, në konferencë u dhanë informata edhe në lidhje me të hyrat vetanake në Komunë, projektin e ri të drejtorisë për sensibilizimin e qytetarëve për investime publike dhe planin se si do të veprohet në lidhje me borxhet e trashëguara ndaj Komunës.

 

Asnjë koment

Comments are closed.