12-12-2024

Prizrenasit si mjafton që dhunon fizikisht dhe psiqikisht familjen, ua demolon edhe veturën

Është arrestuar një burrë në Prizren, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj familjes së tij.

Ai dyshohet po ashtu se demoloi makinën e familjes.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjarëve të tij, dhe po ashtu ka dëmtuar e demoluar edhe makinën e familjes”, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Klankosova

 

Asnjë koment

Comments are closed.