Prizrenasit si “tremben” rishfaqjes së koronavirusit, 24 të arrestuar për mosrespektim të masave

Një ditë më parë janë paraqitur tetë raste të reja me koronavirus në Komunën e Prizrenit.

Megjithatë, si duket ky nuk është ndonjë tregues për qytetarët, të cilët nuk po shmangin  lëvizjet e panevojshme dhe daljet në qytet.

Edhe nëpër qendra tregtare, sidomos në sektorin ushqimor,  vërehen shumë qytetarë, pa përfillu kriteret e ruajtjes së distancës, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Mbështetur në raportet e policisë, Prizreni që nga fillimi ka qenë në krye të listës sa i përket arrestimeve shkaku i mosrespektimit të masave të Qeverisë ndaj pandemisë.

Në raportin e policisë për 24-orëshin e fundit,  njoftohet se janë arrestuar 24 persona, që nuk kanë respektuar masat e parapara. Sipas raportit, 7 persona janë arrestuar duke konsumuar pije në një lokal, derisa 17 të tjerë për arsyeje të përmendura më lartë.

Komunikata e policisë me rastet:

Raporti: MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

Fsh. Korishë, Prizren 20.05.2020-21:20.

Është raportuar se shtatë të dyshuar  meshkuj kosovar janë takuar në një lokal duke konsumuar pije të cilët nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar n procedurë të rregullt.

Rr. Adem Jashari, Prizren 20.05.2020-22:00.

Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Sheshi Shatërvan, Prizren 20.05.2020-23:20.

Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. W. Voker, Prizren 20.05.2020-22:00.

Është raportuar se pesë persona, katër femra njëra prej tyre shtetase e Shqipërisë ndërsa të tjerat Kosovar-e janë takuar në një lokal të cilat nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Vetim Shala, Prizren 20.05.2020-22:00.

Është raportuar se në sallonin e saj është takuar e dyshuara femër kosovare e cila nuk e ka respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Me vendim të prokurorit rast vazhdon në procedurë të rregullt.

Autostradë, Veri, Prizren 21.05.2020-00:50.

Është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovar janë takuar duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 21.05.2020-01:10.

Është raportuar se katër të dyshuar, dy meshkuj dhe dy femra kosovare nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.