23-11-2024

Prizreni bëhet me sinagogë, Izraeli vazhdon të mos e njohë Kosovën

Me gjithsej 56 hebrenj të rritur dhe 14 fëmijë, Kosova deri në fund të vitit të ardhshëm, pas shumë deceniesh, do të bëhet me sinagogë.

Kështu ka shkruar në kolumnën e gazetës “danas” Borivoj Erdoljan, gazetar me përvojë 60 vjeçare e korrespondent nga shumë qendra të Lindjes së Mesme, transmeton Koha.net.

Ai në këtë shkrim ka përkujtuar se një sinagogë ishte rrënuar në Prishtinë në vitin 1963 dhe aty ishte ngritur godina e Kuvendit të Kosovës. Në përkujtim të sinagogës së rrënuar tani është vendosur pllaka e mermertë me mbishkrimet në gjuhën shqipe, angleze dhe hebraike me shprehje falënderimi e dhembjeje për hebrenjtë e Kosovës të vrarë gjatë holokaustit.

Një ndërtesë e braktisur, dikur shtëpi për pleq në Prizren, në të cilën dritaret dhe dyert janë ende të mbyllura me dërrasa për t’u mbrojtur nga shkatërrimi dhe nga vizitorë të paftuar, do të bëhet tempull për hebrenjtë në këtë qytet,vazhdon shkrimii, transmeton Koha.net.

Times of Israel – gazetë e njohur elektronike, përshkruan detajisht jetën e zgjuar shpirtërore dhe pulsin e e komunitetit të vogël në të cilin mezi ndonjëri di ta flasë gjuhën amtare ose ndonjë gjë më shumë di për juadizmin.

Reporteri Larry Luxner zbulon vrullin e 72-vjeçit Votim Demiri –të cilin e përshkruan si “patriark” i hebrenjve të paktë kosovarë dhe përkrahjen e shumë aktivistëve myslimanë si profesori kardiolog Irfan Dulsi, dhe natyrisht, edhe ndihmën e organizatave hebraike nga bota.

Isak Asiel, rabin i Serbisë, sqaron se hebrenjtë aktualë në Kosovë janë pasardhës të nënave të cilat në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe gjatë saj, janë martuar me shqiptarë ose turq, ashtu siç thotë se edhe në Serbi, “në mesin e tre mijë anëtarëve të Lidhjes së komunave hebraike, ka shumë më pak hebrenj, sepse hebrenj janë regjistruaredhe bashkëshortët jo hebrenj”.

Hebre nga babai dhe nëna, gazetari izraelit shumë i respektuar, bashkëpunëtor i njohur i gazetave të Beogadit (NIN, Borba, Politika), Raul Tajtelbaum, lindur në Prizren në vitin 1931, në kujtimet e tij për kohën e shkuara, ka shkruar :

„Jam rritur në qytezën e bukur 5 kilometra larg kufirit me Shqipërinë. Kemi qenë e vetmja familje hebraike aty. Babai im Josef ka qenë mjek, nëna Paula motër medicinale. Shokët mezi e shqiptonin emrin tim të çuditshëm. Isha 12 vjeça para “bar micvosit” (moshës së pjekurisë fetare), kur në vjeshtën e vitit 1943 filluan telashet pas kapitullimit të Italisë. Vermachti dhe ushtarët SS hynë në këtë rajon (deri atëherë ishim të kursyer nga deportimi) dhe me ta edhe emisarët e Achmanit. Ata viheshin sistematikisht në kërkim të herbrejnve, na tubuan të gjithëve një për një, ata që ishin fshehur dhe ata që nuk ia dolën të iknin, pleq e të rinj dhe foshnje. Kam qenë në transportimin hebre në mesin e 437 të tjerëve të zënë rob që nga Kosova në vagonët për transport që na dërguan drejt kampit Bergen Belzen, përmes Panairit të vjetër të Beogradit. Shumë vjet më vonë verifikova në regjistrin pedant gjerman se të burgosurit ishin shënuar –sipas kombësisë- “shqiptarë”, ndërsa unë me numri 4657 dhe pa profesion.“

Raul, duke i mbijetuar ferrit të fashizmit, pas luftës u kthye në shkollën mesme të Prizrenit dhe më në fund e mbaroi Gjimnazin e parë për meshkuj në Beograd. Në Izrael u shpërngul në vitin 1949, me nënën (babai nuk u mbijetoi vuajtjeve, vdiq në spitalin e Armatës së Kuqe tri ditë pas çlirimit). Në Univeristetin Hebarik në Jerusalem studioi ekonominë dhe historinë. Në prillin e vitit 2018, si njëri nga gjashtë të zgjedhurit, por edhe si autor i manifestit për nevojën e mësimit të vlerave njerëzore dhe demokracisë, me rastin e Ditës së Holokaustit, ndezi qirinj në kujtim të 6 milionë viktimave hebraike.

Në vazhdim të këti shkrimi, transmeton Koha.net, thuhet se varrezat e hebrenjve në Prishtinë, një varr është nga shekulli 17 –të, janë rregulluar në vitin 1999 me përkrahje financiare të Çekisë, ndërsa në vitin e shkuar, është arritur marrëveshja me FSK-në që, për „shkak të ngjarjeve në ndërkohë, në të ardhmen të kujdeset për mbrojtjen e të ndjerëve “.

Sa u përket herenjve të gjallë, ata aktulaisht më së shumti janë në Prizren dhe ndaj Votim Demiri përpiqet për vendosjen e sinagogës në katin e dytë të shtëpisë në qytetin buzë Bistricës, sepse për lutje është i domosdoshëm “minjani” – që sipas ligjeve të judaizmit për tempullin hebraik duhet të jenë të paktën 10 besimtarë të rritur e kaq në Prishtinënuk ka.

Projekti do të kushtojë 300 mijë euro. Ministria e Kulturës në Kosovë ka caktuar kontributin 50 mijë euro nga arka e vet. Mjetet tjera priten nga fondet hebraike të botës, por edhe nga bamirës shqiptarë, biznesmenë myslimanë, kontributet e të cilëve mund ë të arrijnë shumën 100 mijë euro.

Demiri në sajtin e Times of Israel ka shkruar : “Xhamia nuk është xhami, kisha nuk është kishë dhe sinagoga nuk është siangogë nëse në të nuk shkon askush për t’u lutur.“

u përket rrethanave politike të vendit, Izraeli nuk e njeh shtetin e Kosovës. Hashim Thaçi, sipas lajmeve të mëhershme, ka ofruar hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem si kundërshpërblim për njohje; në fund të vitit 2016 (ka shënuar në raportin e vet Larry Luxner ) kryetari Thaçi ka ndaluar të gjithë librat antisemitë dhe neonazistë të shiteshin në rrugë, ndër të tjera edhe tri prëkthimet në shqip të Mein kampf të Hitlerit, transmeton Koha.net.

Përfaqësuesi i Ministrisë Punëve të jashtme në Jerusalem, Emannuel Nahson, siç njoftonte agjencia serbe e lajmeve tanjug në nëntor, kishte përsëritur se “qëndrimi i Izraelit për njohjen e Kosovës nuk ndryshon “, duke shtuar me këtë rast se marrëdhëniet e Izraelit me Serbinë janë të “jashtëzakonshme”, por që kishte përfunduar – marrë para sysh votimin e Beogradit në OKB për çështjen e Palestinës: „Presim nga miqtë të sillen në mënyrë miqësore“.

Siaps mendimit ë Nahsonit „hapja e ambasadës palestineze në ndonjë shtet, shtyn zgjidhjen paqësore dhe këtë duhet ta dijë çdo kush.“

Ambasada e Palestinës në Serbi e ka respektin dhe vlerësohet sikur përfaqësitë e vendeve të tjera.

Diplomacia është mjeshtri –nga sinagoga tek ambasada, përfundon shkrimi, transmeton Koha.net.

Asnjë koment

Comments are closed.