24-11-2024

Prizreni dhe Bingeni i Gjermanisë pritet t’i përafrojnë nxënësit e muzikës

Nxënës të shkollës së muzikës nga Prizreni, parashihet të qëndrojnë në qytetin e Bingenit të Gjermanisë, sikurse edhe moshatarët e tyre gjerman, pritet t’ua kthejnë vizitën në Prizren.

 

Prizreni dhe Bingeni janë të vëllazëruar që 50 vjet. Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, tha thënë se gjatë vizitës në Bingen, javën e kaluar, ka propozuar të nis një bashkëpunim në fushën e muzikës,  në mënyrë që fëmijët jo vetëm të njihen mes vete, sa i përket shkëmbimeve kultore, por edhe në fushën e muzikës, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

 

Ai tha se parashihet që nxënësit e shkollës së muzikës nga Prizreni, të shkojnë për një muaj atje, ndërsa në shkëmbim fëmijët gjerman të vijnë në familjet prizrenase.

Gjatë qëndrimit në Bingen, Haskuka ka pasur takime me kryebashkiakun e Bingenit, Thomas Feser. Ata kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritashëm në disa fusha, ndërsa Haskuka ka thënë se, kur më 1968 është bërë binjakëzimi, ai nuk ka qenë i lindur.

 

Në një takim të rezervuar për delegacionin e Prizrenit në Bingen, një këngëtare e huaj, emigrante në Gjermani, ka kënduar këngë të Elvana Gjatës në gjuhën shqipe, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

 

Haskuka ka thënë se po shikohen edhe mundësitë e përtrirjes së marrëveshjes së dikurshme, për shitjen e verës sonë në Bingen.

Asnjë koment

Comments are closed.