20-04-2024

Dy artistë bashkojnë në Prizren poezinë me pikturën

Bashkëdyzimi i poezisë dhe pikturës është jetësuar në një projekt të realizuar nga poeti Mustafa Balje dhe piktori Lojze Kalinsek.

Rezultati i bashkëpunimit ndërmjet dy artistëve nga Kosova dhe Sllovenia është prezantuar ditë më parë në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në këtë ngjarje kulturore është promovuar libri me poezi “Hëna e Ademit” (Ademov mjesec) i autorit Balje, që është përcjellë me ekspozitën e pikturave të artistit slloven Kalinsek. Ky i fundit këto piktura i ka realizuar bazuar në motivet e librit të Baljes.

Pra, të pranishmit pos që kanë pasur rastin të shohin 15 piktura të ekspozuara, kanë dëgjuar edhe poezi të përzgjedhura nga libri i fundit i autorit Balje, që është pjesëtar i komunitetit boshnjak të Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.