24-11-2024

Prizreni kërkon lidhje më të mira me autostradën e Dukagjinit

Autoritetet lokale të Prizrenit dhe qytetarë të vendbanimeve të ndryshme të kësaj komune kanë sugjeruar Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit që të shqyrtojë më me kujdes trasenë dhe lidhjet e autostradës së Dukagjinit me Prizrenin.

Sipas tyre, me propozimin aktual traseja përshkruan tokat bujqësore të trevës së Përdrinisë, derisa edhe lidhjet e parapara në pika të caktuara duhet të rishqyrtohen për të lehtësuar qasjen e qytetarëve. Në dëgjimin publik rreth këtij projekti edhe përfaqësuesi nga Instituti Arkeologjik i Kosovës ka kërkuar që të respektohet legjislacioni në fuqi, dhe investitori të pajiset me pëlqim paraprak nga ky institucion i trashëgimisë kulturore, shkruan sot Koha Ditore.

Diskutimi publik, të mërkurën, është hapur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili fillimisht ka kërkuar nga zyrtarët e -it dhe projektuesi që t’i marrin parasysh komentet e qytetarëve për trasenë dhe lidhjet e autostradës së Dukagjinit. Ai ka paraqitur vërejtjet kryesisht rreth lidhjeve të kësaj autostrade me Prizrenin, duke propozuar disa ndryshime. “Besoj se autostrada bëhet më funksionale nëse merren parasysh këto kërkesa”, ka thënë Haskuka.

Asnjë koment

Comments are closed.