10-12-2024

Prizreni kontrakton kompani për heqjen e shpenzimeve të varrimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar kontratë me kompaninë “ Eko regjioni” për kryerjen e shërbimit të varrimit të qytetarëve dhe të mirëmbajtjes së varrezave.

Sipas zyrtarëve, Nna dita e sotme, çdo rast i vdekjes mund të lajmërohet në numrin +383 049 / 305- 050 për të kryer shërbimet e varrimit. Drejtori i Shërbimeve Publike, Levent Kasemi dhe ai i Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi, përmes një konference për media, kanë informuar se kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, ka nëëshkruar kontratë me kompaninë “ Eko regjioni”, për kryerjen e shërbimit të varrimit të qytetarëve dhe mirëmbajtjen e varrezave në tërë territorin e komunës.

Drejtori i Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi, tha se përmes arritjes së kësaj marrëveshje mes kryetarit Haskuka dhe kompanisë së lartëpërmendur, familjet që kanë raste të vdekjeve nuk do të aplikojnë më në Drejtorinë që e udhëheq ai për mbulimin e shpenzimeve, por të gjitha procedurat e shërbimit të varrimit do të kryhen nga “Eko regjioni”, vetëm se rasti duhet të njoftohet në numrin +383 049 / 305- 050 dhe më pas do të kryhen të gjitha këto shërbime.

Drejtori Kabashi, tha se komuna nuk do t’i ngelet borxh asnjë familje e cila ka aplikuar më herët për mbulimin e shpenzimeve të varrimit, dhe se kjo marrëveshje zgjidh shumë probleme që na kanë përcjellur në të kaluaren, theksoi ai. Lidhur me këtë çështje, zyrtarët komunal thanë se kompania e cila do të merret me kryerjen e këtyre shërbimeve i ka informuar bashkësitë fetare në Prizren, ndërsa kostoja e mbulimit të shpenzimeve për një rast të shërbimit të varrimit kap shumën e 210 eurove, njoftuan ata.

Asnjë koment

Comments are closed.