Prizreni: Kuvendi pritet ta orientojë shpenzimin e 2.2 milion eurove nga të hyrat vetanake
Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit, sot do të shqyrtojë propozim-vendimin për bartjen e mjeteve të pa shpenzuara nga të hyrat vetanake përgjatë viteve 2016-2017 për vitin në vijim, në shumë prej mbi 2. 2 milion eurosh.
Në rendin e ditës së seancës do të jenë edhe shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Kuvendit për vitin 2018-të, pastaj shqyrtimi i raportit të buxhetit komunal për vitin 2018-të, shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Veprimit të Transparencës për këtë vit, si dhe shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik për ndërtimin e stadiumit të futbollit në Zhur.
Mbledhja si zakonisht, fillon në orën 10:00.