24-11-2024

Prizreni me kallëzime penale për ata që shkatërrojnë trashëgiminë

E për ketë rast dhe shumë të tjera të dëmtimit të objekteve të trashëgimisë kulturore, në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, që nga viti 2018 e deri më tani janë ngritur disa kallëzime penale.

“Kemi pranuar gjatë vitit 2018, 14 kallëzime penale, kundër 29 personave, kemi ngritur 13 aktakuza gjatë vitit 2018, kundër 24 personave”.

Se Qendra Kulturore e Prizrenit po dëmtohet e thonë edhe në organizatën “Ec ma ndryshe”.

“Këto ndërtesa në momentin kur po rrënohen po shfrytëzohen për parkingje edhe shfrytëzohen për ndërtesa të reja, që normalisht është në kundërshtim edhe me ligjin në fuqi për Qendrën Historike të Prizrenit”, thonë ata.

Me rastin e evidentimit të shkatërrimit të objekteve kulturore është duke u marrë edhe Inspektorati i Trashëgimisë, në kuadër të Ministrisë së Kulturës.

“Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore ka iniciuar shtatë procedura penale, për persona që kanë dëmtuar ose shkatërruar trashëgiminë kulturore, prej këtyre shtatëve numri më i madh i kallëzimeve penale është drejtuar tek regjioni i Prizrenit”.

Deri më tani Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore ka dhënë 32 rekomandime për institucionet e Trashëgimisë kulturore, derisa ka thirrur të gjitha komunat e shtetit që të marrin masa të cilat ndikojnë në ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore./Klan Kosova/GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.