21-05-2024

Hetohet rasti i kërcënimit të gjyqtarëve në Suharekë

Policia ka nisur hetimet për një rast të kanosjes së personave zyrtarë, gjegjësisht treshes së gjyqtarëve në Suharekë.

“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj (K-Shqiptarë) para fillimit të ndeshjes futbollistike, kanë kanosur dhe sulmuar treshen e gjyqtarëve”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Në raport nuk jepen hollësi të tjera rreth rastit, që ka ndodhur dje rreth orës 14:30. /GazetaePrizrenit.net/.

Asnjë koment

Comments are closed.