Prizreni në prag të edicionit jubilar të festivalit tradicional “Zambaku”
Prizreni ndodhet në prag të organizimit të edicionit jubilar, të festivalit tradicional “Zambaku i Prizrenit” 2019, që mbahet sonte, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Të 16 këngët që do të garojnë për çmimet kryesore gjatë natës finale të festivalit, do të këndohen live nga interpretues të njohur nga disa treva shqiptare.
Nata finale e ediconit të 30-të, do të mbahet në kopshtin e kino Lumbardhit në Prizren, nga ora 21:00, ku do të ndahen katër çmime.
Juria Profesionale për shpalljen e këngëve fituese do të bëj përzgjedhjen e tri këngëve më të mira të festivalit: vendi i parë (trofeu Mikrofoni i Artë), vendi i dytë dhe vendi i tretë. Publiku prezent do të përzgjedhin këngën më të mirë të publikut (trofeu Zambaku i Argjentë).
Trofeu Mikrofoni i Artë do t’i takojë këngëtares-it të këngës fituese të festivalit nga juria profesionale, trofeu Zambaku i Argjentë do t’i takojë kompozitorit të këngës më të mirë të publikut, ndërsa shpërblimet tjera do të ndahen në mënyrë të barabartë mes kompozitorëve dhe interpretuesve përkatës të këngëve.
Këngët e përzgjedhura për të qenë pjesë e garës zyrtare të festivalit janë:
Nostalgji – Sedat Kuqi
Autor & Tekst: Mysafer Qafleshi – Orkestrim: Visar Kuqi
Lule Lule – Besiana Mehmeti & Shkodran Tolaj
Autor: Nexhat Macula – Tekst: Shkodran Tolaj – Orkestrim: Riza Dolaku
Këtë natë – Artemisa Mithi
Autor: Gazmend Kraja – Tekst: Lindita Halili – Orkestrim: Gazmend Kraja
Dashuri pa fund – Emi & Artan Bakija
Autor & Teskt & Orkestrim: Artan Bakia
Do të çmend – Rovena Dilo
Autor: Adrian Hila – Tekst: Rovena Dilo – Orkestrim: Adrian Hila
Ura e dashurisë – Elizabeta Krasniqi & Ilir Baxhaku
Autor: Veton Perolli – Tekst: Musa Bushrani – Orkestrim: Edon Ramadani
Të gjejë në zemër – Qëndresa Bunjaku & Altruis Morina
Autor & Teskt: Arijeta Daci – Orkestrim: Hysni Klinaku
Vallëzim lamtumire – Klea Kasemi
Autor: Arben Skenderi – Tekst: Denata Toçe – Orkestrim: Kristi Bello
Ndarjen nuk e dua – Besnik Nurkollari
Autor & Tekst: Kujtim Gërmizaj – Orkestrim: Ali Babayunus
Jo mos thuaj jo – Orjeta Kelaj
Autor & Teskt & Orkestrim: Nexhat Rexha
Te Marashi po të pres – Shaban Krasniqi
Autor: Arbër Krasniqi – Tekst: Shaban Krasniqi – Orkestrim: Arbër Krasniqi
O gece – Eren Karaibo
Autor: Huseyin Kazaz – Tekst: Bekir Yavuz – Orkestrim: Ali Babayunus
Kënga që s’mbaron – Majlinda Cikaqi
Autor: Valton Beqiri – Tekst: Fatmir Muja – Orkestrim: Valton Beqiri
Ditë e re – Orgesa Zaimi
Autor: Bojken Lako – Tekst: Andi Lazaj dhe Bojken Lako – Orkestrim: Bojken Lako
Ty Prizren – Urim Salihu
Autor & Tekst & Orkestrim: Shefqet Hoxha
Një lules – Laurjan Ejlli
Autor: Oleg Gjerga – Tekst: Lindita Halili – Orkestrim: Gazmend Kraja.
Ky edicion i festivalit realizohet nga Këshilli Organizativ i festivalit nën patronatin e Kuvendit Komunal.
Tashmë kanë dalur në shitje biletat, ndërsa për ata që blejnë ato, në natën e së shtunës në hyrje të kino “Lumbardhit” do t’u jepet edhe një USB me këngëve konkurruese të këtij edicioni.
Festivali i këngës së lehtë “Zambaku i Prizrenit” është themeluar në vitin 1986 nga institucionet e atëhershme kulturore të Kosovës, si ngjarje e vetme kulturore që kultivon zhanrin e muzikës qytetare, si baladat, shansonet e serenatat. Përmes tij janë afirmuar mjaft emra të muzikës së lehtë./GazetaePrizrenit.net