Pas ditëve festive për ndërrimin e viteve, Prizreni po lë prapa atmosferën e kremtes dhe të pushimit, dhe po i kthehet ritmit të zakonshëm të punës, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Pjesa më e madhe e prizrenasve netët e ndërrimit të vitit i kaluan në mjediset familjare. Një numër i vogël, kryesisht ata me gjendje më të mirë ekonomike, natën e dytë të Vitit të Ri e pritën nëpër lokale hoteliere, që për dallim nga vitet e mëparshme, kësaj radhe më pak organizuan mbrëmje muzikore.
Sivjet, vetëm pak qytetarë, kryesisht ata më të rinjtë, çastin e ndërrimit të viteve e priten në qendrën “shatërvan”, ndërsa komuna nuk ka organizuar ndonjë ceremoni në shesh.
Ndonëse kjo është dita e fundit e javës, dhe që ka ardhur pas dy-tri ditëve të pushimit, pos institucionet qendrore dhe ato lokale sot rifillojnë punën.
Nëpër qytet, ndërkaq, në orët e paradites vërehen lëvizje të reduktuara, për dallim nga ditët tjera,
Qytetarët kanë uruar që viti 2020 të jetë më i mirë se viti që shkoi. Ata shpresojnë që në këtë vit të ketë më shumë punë e mirëqenie në familjet e tyre, derisa nuk harrojnë liberalizimin e vizave për të lëvizur të lirë./GazetaePrizrenit.net/