29-04-2024

Vidhen stoli në një dyqan të Prizrenit

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në një dyqan të Prizrenit, ku pronari ka njoftuar për vjedhjen e stolive.

Referuar njoftimit nga Policia, rasti ka ndodhur dje në Prizren, por nuk jepen hollësi të tjera për lokacionin dhe as se për çfarë stolish bëhet fjalë.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka njoftuar se persona të panjohur me maska dhe dorëza kanë hapur me forcë një lokal dhe nga aty kanë vjedh stoli”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.