26-11-2024

Prizreni pa kryetar të Kuvendit Komunal, kritikon shoqëria civile e opozita pritet të propozojë kandidat

Mosemërimi i kryesuesit të ri të kuvendit komunal të Prizrenit ka paralizuar punën e këtij institucioni.

Që nga nëntori, kuvendi komunal nuk ka mbajtur asnjë seancë, pasi Artan Abrashi i Vetëvendosjes dha dorëheqje, shkaku se fitoi pozitë të deputetit në Kuvend.

Si rrjedhojë, shumë vendime e rregullore kanë mbetur pa u miratuar.

Kjo, sipas shoqërisë civile në këtë komunë është stërzgjatur dhe se kryetari, Mytaher Haskuka është dashur që të zgjidhë këtë ngërç, raporton KTV.

Dhe këtë, sipas tyre, më së shumti po e vuajnë qytetarët.

Por, opozita në këtë qytet, shumë shpejt do të propozojë një kandidat për kryesues kuvendi, meqë thonë se Haskuka nuk është duke e bërë zëvendësimin.

Kryetari Mytaher Haskuka, gjatë ditës, nuk ka kthyer përgjigje në lidhje me këtë.

Kuvendi komunal në Prizren ka mbetur vetëm me zëvendëskryesues. E ky i fundit sipas ligjit për vetëqeverisje lokale, nuk ka të drejtë të thërrasë seancë, por këtë mund ta bëjë vetëm kryetari i Komunës ose 1/3 e anëtarëve të asamblesë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.