02-05-2024

Si erdhi deri tek arrestimi i zyrtarëve komunal të Prizrenit, që kundërligjshëm ndërruan parcelën komunale me atë private!

Të enjten rreth orës 09:30, Policia e Kosovës, ka arrestuar dy zyrtarë të lartë të Kuvendit Komunal të Prizrenit, nën akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Dyshohet se ata kanë bërë tjetërsim të pronës komunale, në qendër të Prizrenit, duke ndërruar pronën komunale me atë private, pa vendim të Kuvendit Komunal të Prizrenit. Dhe kjo është konsideruar si shkelje ligjore.

Gazeta Blic, ka siguruar edhe dokumentin, ku dyshohet se kundërligjshëm është bërë ndërrimi i tokës që ishte në pronësi të Komunës dhe asaj private, pa vendim të Kuvendit Komunal.

E hijezuar me ngjyrë është parcela që ishte në Komunë të Prizrenit, ndërsa ajo e shënuar me laps, kishte qenë pronë private, duke bërë kështu që këto dy parcela kundërligjshëm të ndërroheshin njëra me tjetrën.

Parcela e hijezuar me ngjyrë të portokalltë ka kaluar nga pronësia komunale në atë private dhe anasjelltas

Gazeta Blic e ka siguruar edhe vendimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, për barazimin e mexhave, vendim mbi të cilin edhe u thirrën zyrtarët komunal kur vendosën që të bëjnë ndërrimin e parcelës , ku tokën e Komunës ia kanë kaluar në pronësi një personi privat, pa pasur paraprakisht vendim nga Asambleja.

Vendimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, ka bërë rregullimin dhe përtrirjen e megjave.

“Bëhet regullimi dhe përtrirja e megjeve në mes të parcelave kat.nr. 3038 ZK Prizren, që është pronë e propozuesit Vitmir Jemini nga Prizreni, dhe të parcelës kat. nr. 3036/ZK Prizren, që është pronë e Komunës së Prizrenit, ashtu që megjet janë të rregulluar dhe janë përtrirë në atë mënyrë me crast edhe janë vendosur pikat sic është përshkruar në raportin e ekspertit të gjeodozisë të datës 15.01.2019”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit:

Ishte janari i vitit të kaluar, kur Gjykata Themelore e Prizrenit, kishte nisur hetimin për devijimin e vijës ndarëse mes një prone komunale dhe asaj private.

Në këtë hetim ishin angazhuar ekspertë të kadastrit, të cilët pas matjes së dy parcelave, kishin ardhur në përfundim, që një pjesë parcelës që ishte në pronësi të Komunës së Prizrenit, kishte kaluar në pronësi private, duke bërë kështu shkelje ligjore.

Në arsyetimin e vendimit nga ana e Gjykatës, thuhet se mes dy parcelave do të ndodhë një ripërtritje e vijës ndarëse (megja v.j).

“Gjykata në vend ka angazhuar ekspertin e gjeodozisë Avdi Gashi i cili në vendin e ngjarjes pas kryerjes së matjeve të nevojshme me instrumentin për matjen e saktë, gjykatës ia ka paraqitur raportin me shkrim dhe skicën, përikatiazi me cështjen në fjalë, mbi mënyrën e rregullimit, respektivisht ripërtrirjes e megjeve. Në mes këtyre dy parcelave është bërë ndryshimi i vijës kufizuese me vijë të re kufizuese, me crast është bërë bartja e një pjese të sipërfaqes nga parcela katastrale e propozuesit tek parcela kat. propozuesit dhe anasjelltas. e më detajisht të përshkruar në raportin dhe skicën e ekspertit të gjeodozisë së datës 15.01.2019″, thuhet në arsyetimin e vendimit të Gjykatës”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Arsyetimi i Gjykatës mbi vendimin për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë

E, arrestimi i tyre është konfirmuar edhe nga ana e Policisë së Kosovës. Në raportin 24 orësh, thuhet se me datë 16 janar, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë zyrtarë në Kuvendin Komunal në Prizren, pasi që dyshohet se kanë bërë keqpërdorim të pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.

“KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE: Prizren 16.01.2020-09:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë zyrtarë në Kuvendin Komunal në Prizren, pasi që dyshohet se kanë bërë keqpërdorim të pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhej në raportin e Policisë së Kosovës.

Dega e AAK-së në Prizren kishte paraqitur kallëzim penal ndaj pesë zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, me pretendimin se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare me rastin e lejimit të këmbimit të një prone komunale me një pronë private në mënyrë të kundërligjshme.

Por lidhur me këtë çështje kishte reaguar drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Osman Hajdari, që ka paralajmëruar Degën e AAK-së dhe autorët e këtij kallëzimi penal se do të përballen me padinë për shpifje dhe dëmtim të imazhit për shkak të akuzave të pabazuara dhe me motive politike.

Asnjë koment

Comments are closed.