Prizreni përballet me mungesë të vaksinave kundër gripit sezonal
Sipas tyre, kjo situatë ka bërë që të ketë shumë ankesa nga pacientët. Ndërkaq Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë njoftuar se kanë porositur vaksinat përkatëse dhe se ato pritet të arrijnë në Kosovë në ditët e para të muajit dhjetor, shkruan sot “Koha Ditore”.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu, ka theksuar se kujdesi parësor shëndetësor me vaksina kundër gripit sezonal furnizohet nga Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, dhe se deri më tani ato nuk janë shpërndarë nga niveli qendror.
Ai ka sqaruar se vitin e kaluar Prizreni kishte pranuar 5.300 vaksina kundër gripit sezonal dhe se vaksinimi kishte filluar në muajin tetor. “Sivjet planifikimi është për 5.500 doza, por mbetet të shihet se a do të furnizohemi dhe kur do të furnizohemi me to.