22-11-2024

Prizreni pranon si donacion 50 tabletë për ndjekjen e mësimit online nga kompania ”Ecolog”

Komuna e Prizrenit njoftoi se sot ka pranuar një donacion nga kompania Ecolog, e cila ka dhuruar 50 tabletë për ndjekjen e mësimit online nga nxënësit në nevojë.

Kontributi i donatorëve në këtë kohë pandemie dhe sidomos i rasteve të tilla kur u ndihmohet për edukimin e fëmijëve tanë është mjaft i çmueshëm.

Tabletët do t’i ndahen nxënësve më në nevojë, duke u dhënë prioritet atyre që janë me vendbanim në zonat rurale e kufitare, si dhe duke u bazuar në numrin e fëmijëve në familje, rasteve sociale, suksesin e nxënësve dhe nivelin e shkollimit.

Kryetari Haskuka falenderoi z. Lazim Destani dhe kompaninë Ecolog për kontributin e tyre.

Asnjë koment

Comments are closed.