25-11-2024

Prizreni pritet të jetë nikoqir  i një konference ndërkombëtare për tolerancën ndërfetare në Kosovë

Kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Bedri Muhadri i shoqëruar edhe nga Dr. Sc. Parim Kosova,  ka pritur në takim Rabbi Jack Bemporad, drejtor i Qendrës për Mirëkuptimin Ndërfetar dhe At Marco Valentini, nga Diocesa Katolike në Romë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në kumtesën e UPZ-së, thuhet se qëllimi i takimit ishte organizimi në Prizren i një konference ndërkombëtare për tolerancën ndërfetare në Kosovë. Në këtë organizim nga UPZ është kërkuar që të jetë në cilësinë e bashkorganizatorit së bashku me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku pritët të marrin pjesë rreth 120 pjesëmarrës nga e gjithë bota.

“Prof. Muhadri, shprehi nderin dhe kënaqësinë që pret në takim dy personalitete të rëndësishme dhe shprehi gatishmërinë e plotë që edhe UPZ të jetë pjesë e këtij organizimi shumë të rëndësishëm. Ai ndër të tjera i njoftoi mysafirët me të arriturat e UPZ-së dhe programet studimore që ofrohen ku theksoi se në këtë universitet krahas gjuhës shqipe studimet ofrohen dhe në gjuhën turke dhe boshnjake ku ka një harmoni dhe bashkëpunim të mirëfilltë”, thuhet në kumtesë.

Mysafirë kanë vizituar edhe Qendrën Historike në Prizren, në këtë kuadër edhe Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.