20-05-2024

Çfarë moti do të ketë  gjatë pesë ditëve në Prizren e rrethinë?

Në rajonin e Prizrenit, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit, gjatë pesë ditëve të ardhshme pritet të kemi mot me diell dhe pjesërisht të vranët, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Temperaturat e ajrit, vazhdojnë të mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 0 C deri në 2 C, e maksimalet nga 16 – 17 C, e nga mesi i javës së ardhshme pritet të zbresin deri në 14 C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë nga lindja e juglindja 1-3m/s. Në vise të ulëta në orët e mëngjesit paraqiten edhe mundësi për mjegull.

Ditëve të fundjavës, për shkak që nuk parashihet qarkullim i mjaftueshëm ajror, vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të rriten në vlera të pashëndetshme, kryesisht orëve të mbrëmjes dhe gjatë natës.

Sot dhe nesër pritet mot i mirë, kryesisht me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull.

12.11 – Mot i mirë, kryesisht me diell. Në mëngjes në ultësira mjegull.

13.11 – Mot i mirë, kryesisht me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull, e vende-vende edhe ngrica.

14.11 – Mot pjesërisht i vranët. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull, e vende-vende priten edhe ngrica.

Asnjë koment

Comments are closed.