26-04-2024

Prizreni sot pritet ta fillojë vaksinimin kundër gripit sezonal

Me qëllim të parandalimit të gripit sezonal, Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, nga sot është paralajmëruar të fillojë imunizimi i kategorive më të rrezikuara të popullatës nga gripi sezonal, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në njoftimin e komunës, thuhet se imunizimit nga kjo sëmundje do t’i nënshtrohen personat me sëmundje kronike, personat në moshë të shtyer dhe personat e tjerë me rrezikshmëri të lartë për infeksion.

“Tanimë janë shpërndarë gjithsej 6500 vaksina në të gjitha njësitë e vaksinimit të QMF-ve, për ta ofruar këtë shërbim çdo personi që ka nevojë”, thuhet në njoftim.

Vaksinimi është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga gripi sezonal./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.