Prizreni u kërkon qytetarëve mbikëqyrjen e kompanive gjatë larjes së rrugëve

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren ka publikuar orarin e larjes së rrugëve, ndërsa nga qytetarët është kërkuar bashkëpunim,  jo vetëm për të rritur efikasitetin, por edhe për pasur qasje në orarin e paraparë, e që duhet respektuar.

 

Në njoftimin për opinion, thuhet se publikimi bëhet që të mbikëqyren kompanitë kontraktuese edhe nga ana e qytetarëve.

 

“Luten qytetarët që kur të vërejnë se nuk  respektohet ky orar nga kompanitë kontraktuese, të na njoftojnë nëpërmjet Qendrës së Thirrjeve tek numri pa pagesë 0800 19 200, apo në Viber dhe VVhatsApp tek numri +383 45 119 200”, thuhet në njoftim.

Linku per orarin:

https://kk.rks-gov.net/prizren/news/orari-i-larjes-dhe-fshirjes-se-rrugeve/