16-10-2021

Prizreni zotohet për kthimin e të gjitha pronave të zaptuara

Autoritetet lokale të Prizrenit kanë bërë të ditur se prona publike komunale është tjetërsuar në raste dhe mënyra të shumta. Prandaj sipas tyre janë krijuar komisione që po e shqyrtojnë secilin rast, me qëllim që këto prona t’i kthehen Komunës së Prizrenit dhe të vihen në shërbim të interesit publik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë këshilltarë të caktuar të Kuvendit të Komunës kanë kërkuar nga Ekzekutivi që të raportohet për të gjitha pronat komunale dhe mënyrën e shfrytëzimit të tyre, ngase sipas tyre në të kaluarën transparenca lidhur me këtë çështje ka qenë në nivel tejet të ulët.

Mirëpo kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, ka theksuar se problemet lidhur me uzurpimin e pronës publike komunale janë trashëguar nga qeverisjet e kaluara, por se ka angazhime që të gjitha ato t’i kthehen prapa Komunës.

Asnjë koment

Comments are closed.