25-11-2024

Problemi matematikor që ka ‘çmendur’ internetin – a mund ta zgjidhni ju si duhet?

Detyra matematikore që u shpërnda në internet është bërë edhe një herë virale në Twitter sepse përdoruesit në asnjë mënyrë nuk mund të bien dakord për zgjidhjen e kësaj detyre.

Ekuacioni duket i thjeshtë dhe i qartë: 8 ÷ 2 (2 + 2) =?

Nuk ka operacione të pazakonta ose numra konfuzë, por njerëzit janë akoma të hutuar sepse disa pretendojnë se zgjidhja është 16 dhe disa ajo zgjidhje është 1.

Edhe llogaritës të ndryshëm japin rezultate të ndryshme.

Sidoqoftë, pyetja u shtrua në një mënyrë mashtruese. Sipas rregullave të algjebrës, përgjigja duhet të jetë 16 sepse kllapat zgjidhen së pari, dhe pjesëtimi dhe shumëzimi kanë të njëjtin përparësi, kështu që problemi zgjidhet në mënyrë që nga e majta në të djathtë, shkruan IFL Science.

Disa argumentojnë se ekuacionit i mungojnë disa kllapa që do të lejonin njerëzit të dilnin me zgjidhjen e duhur.

Mund të keni (8 ÷ 2) x (2 + 2), e cila do të ishte e barabartë me 16, ose mund ta shkruani si 8 ÷ [2x (2 + 2)], që do të ishte e barabartë me 1.

Të dyja këto mundësi sigurisht që do të ishin më të thjeshta, por ndoshta atëherë detyra nuk do të bëhej hit në internet. /Telegrafi/

Asnjë koment

Comments are closed.