Procedurat tenderuese shtyjnë manifestimin “Shtigjeve të Lirisë – Java Remzi Ademajt” në Prizren
Manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj-Shtigjeve të Lirisë”, i paraparë të organizohet në javën e parë të muajit qershor, përkatësisht në datat 3-9 qershor 2019, është shtyrë për një datë tjetër, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se shtyrja e është bërë si pasojë e afateve ligjore për ankesa që obligohet t’i respektojë Komuna pas përfundimit të procesit të prokurimit.
“Afati i ankesave edhe pse ishte paraparë më herët, shtyrja ka ardhur si rrjedhojë e vonesave nga procedurat tenderuese. Pasi të përfundojë i gjithë ky proces, do të caktohen datat e reja për organizimin e këtij manifestimi”, thuhet në njoftim./GazetaePrizrenit.net