05-10-2024

Zeka për raportin Mustafa-Kurti: Si ujku me qengjin (VIDEO)

Deputeti i Nismas, Milaim Zeka, ka thënë se bashkëpunimi kohët e fundit i LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosjes s’është aspak parimor.

“Raporti Isa Mustafa, Albin Kurti, si ujku me qengjin. Qysh mund të jetë parimor kur Kurti e ka gjuajtur molotov Mustafën dhe ia ka mbush fytyrën plot ngjyrë. Kur të godas në fytyrë kam probleme personale jo politike me ty” është shprehur Zeka në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Kurti ka thënë se argati më i madh i Serbisë ka qenë Isa Mustafa. Kjo po e shkakton ikjen masive të elektoratit të LDK-së dhe VV-së. Elektorati i LDK-së e konsideron Kurtin se një puro leninist-marksist”.

Zeka ka thënë pastaj se gjendja në Kosovës në raport me ndërkombëtarët nuk ndryshon pa e shkarkuar Presidentin Hashim Thaçi.

“Hajde t’i bëjmë numrat për rrëzimin e Thaçit”.

Sipas tij Kryeministri Ramush Haradinaj nuk është dashur t’i përzihet Thaçit në dialog me të deklaruar se “Presidentit ia kam lënë dialogun”.

“Thaçi këta i shkel si ekskavatori që shkel buburrecin. Dialogu mund të marrë ngjyrime tjera kur të ndërrohet pushteti”.

Asnjë koment

Comments are closed.