17-05-2024

Procesi i Berlinit, hyjnë në fuqi tri marrëveshje të rëndësishme për shqiptarët

Nga sot, do të aplikohen tri marrëveshje që u arritën në kuadër të Procesit të Berlinit, e që do të lehtësojnë lëvizjen dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Sipas Osmanit, marrëveshjet që kanë hyrë sot në fuqi mes Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë janë ato për lëvizje të lirë me letërnjoftime të Ballkanin Perëndimor, ajo për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe ajo për njohje të kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve.

“Marrëveshjet paraqesin hap të rëndësishëm në përpjekjet tona për t’i ofruar qytetarëve lirinë e lëvizjes dhe integrimit, si kusht për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, si rruga më e sigurt dhe më e shpejtë drejt qëllimit tonë të përbashkët – anëtarësimit në Bashkimin Europian” ka thënë mes të tjerash Osmani.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Hyjnë në fuqi tri marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit

Nga sot në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë hyjnë në fuqi tri marrëveshjet e nënshkruara më 3 nëntor, në kuadër të Procesit të Berlinit:

1️ Marrëveshja për lëvizjen e lirë në Ballkanin Perëndimor me letërnjoftime

2️ Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe

3️ Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve.

Lëvizja e lirë e personave vetëm me letërnjoftime brenda Ballkanit Perëndimor; lëvizshmëria e studentëve, profesorëve dhe punonjësve akademikë, ndërsa procedurat e njohjes shkurtohen nga disa muaj në dy javë dhe pa shpenzime;

Marrëveshjet paraqesin hap të rëndësishëm në përpjekjet tona për t’i ofruar qytetarëve lirinë e lëvizjes dhe integrimit, si kusht për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, si rruga më e sigurt dhe më e shpejtë drejt qëllimit tonë të përbashkët – anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Asnjë koment

Comments are closed.