Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot janë procesuar pagesat për familjet e prekura nga vërshimet që ndodhën në 2022 dhe 2023.
‘’Pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga ana e komunave dhe komisionit përkatës për vlerësimin dhe verifikimin e dëmeve, tashmë janë procesuar pagesat në kuadër të mbështetjes për rimëkëmbje nga dëmet e vërshimeve në ekonomitë familjare, për vërshimet në 2022 dhe 2023’’, ka shkruar Murati.
Më tutje Murati ka thënë se sipas vendimit të qeverisë, dhe vlerësimit të komisioneve përkatëse, gjithsej janë mbështetur 1,905 familje, ku nga to për vërshimet e shtatorit 2022 janë 620 familje të mbështetura, kurse për vërshimet e janarit 2023 janë 1,285 familje të mbështetura. /LN