24-11-2024

Prodhuesit paralajmërojnë ngritje të çmimeve deri në 40% – qytetarët e konsiderojnë të papërballueshme

Muajve në vazhdim do të ketë rritje rreth 30 deri në 40% të çmimeve të produkteve vendëse, e krejt kjo po vjen si pasojë e ndryshimeve në çmimet e lëndës së parë.

Pronari i kompanisë “MEKA”, Burim Piraj, i tha Ekonomia Online se rritja vije edhe si pasojë e ngritjes së çmimeve të transportit.

“Ndikimi i pandemisë, ka qenë shumë i madh në të gjitha aspektet, dhe tani sapo ka filluar ekonomia të rivitalizohet, e të kthehet në nivelin e mëpërashëm, kemi filluar të shënojmë trende pozitive, mirëpo edhe për faktin e këtyre ka shumë ndryshime të çmimeve, të furnizimit të lëndës së parë, por edhe të transportit e sidomos të atij ndërkombëtarë, nga vendet e larta”.

“Kjo do të ketë ndikim, ku pritet në ditët, javët dhe muajt në vazhdim të ketë edhe rritje të çmimeve, në tregun vendor, sikur që ka pasur, ku më së shumti ka qenë i ndikuar vaji, ku është rrit çmimi për shkak të transportit ndërkombëtarë, por edhe produkteve të tjera do të ju ngritën çmimet deri në 30% ose 40%”.

Edhe përkundër kësaj ai thotë se po përpiqen të mos i rritin çmimet e produkteve vendore, në mënyrë që të ruajnë konsumatorin.

“Lënda e parë ka pasur rritje mbi 30% deri në 40%dhe pritet që ajo të reflektohet edhe në produktet finale, dhe ne po bëjmë çmos që produkteteve tona të mos ua rrisim çmimin, duke menduar se pas kalimit të një afati kohor, do të rikthehet gjendja e mëparshme”.

Qyetatërt po vlerësojnë se kjo rritje do të rëndojë edhe më shumë jetën e tyre duke u shprehur të zhgënjyer nga masat e marra nga Qeveria.

Asllan Asllani, pensionist tha se ngritja e çmimeve është barrë për të, pasi të ardhurat e krahas çmimeve janë të paarritshme.

“Ngritja e çmimeve është një çështje që neve na rëndon shumë. Nëse krahasojmë të ardhurat tona, pensionet ose rrogat me këto çmime janë të paarritshme, është për t’u çuditur se si mund të rritet rryma kur thëngjillin e kemi gratis, si mundet mu rrit çmimi i ujit kur Batllava ka qenë e rregulluar e edhe Ujmani para lufte. Është një anomali e papërshkruar dhe e pakuptimtë se si lejohet ngritja e çmimeve në këtë mënyrë”.

Madje ai thotë se kanë shpresuar që të bëhet e punohet më mirë, por shprehet i zhgënjyer me punë e institucioneve.

“Na kemi pritur shumë, edhe kemi derdhur gjak dhe kemi heronjë duke shpresuar për një ditë më të mirë, le të punësohen ata që dinë. Na jemi shumë të zhgënjyer, shumë shumë të zhgënjyer”.

Për Rinor Gashin, ky paralajmërim nuk do të ketë ndikim të madh te të rinjtë.

“Pengon për të vjetrit që jetojnë përmes pensionit, për ata besoj që është pengese, ndërsa për të rinjtë nuk besoj që luan shumë rol, edhe pse nuk pe di që janë rrit. Të derivateve e kam parë që është rrit por përderisa është në krejt botën problem, nuk besoj që mundemi me bë ndryshim”.

E ka edhe familjarë që jetojnë me vetëm një pension dhe që për ta është shumë e vështirë mbijetesa. Njëri ndër ta është edhe Shaqir Pervetica i cili tha se ka gjashtë anëtarë të familjes.

“Shumë keq që janë rrit çmimet, me një pension jetojmë gjashtë rob dhe është shumë e vështirë për neve”, tha ai.

Në bazë të rritjes dy mujore, çmimet botërore të ushqimit në shtator arritën mesataren e tyre më të lartë mujore që nga tetori i vitit 2011.

Siç njofton Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara (FAO), Indeksi mujor i Çmimeve të Ushqimit ishte mesatarisht 130 pikë, duke u rritur me 1.5 pikë ose 1.2 për qind nga gushti i nxitur nga shtrëngimi i kushteve të furnizimit dhe kërkesa e fortë për produktet kryesore si gruri dhe vaji i palmës

Asnjë koment

Comments are closed.