24-11-2024

Profesori hebraik: Hashim e Ramush, shikoni çfarë i keni bërë Kosovës

Rendi i gjatë i të rinjve nga Prizreni që prisnin para një ndërtese për t’u informuar rreth 2000 vendeve të punës që po ofronte një kompani gjermane, ka nxitur edhe reagimin e profesorit dhe anëtarit të lartë nga Qendra për Çështje Globale në Universitetin e New Yorkut, Alon Ben Meir.

Ai ka thënë se një imazh i tillë është turp për secilin prej liderëve kosovarë.

“Një kompani gjermane është duke kërkuar punëtorë në Kosovë. Qindra të rinj dhe të reja po kërkojnë ta lënë Kosovën. Ky është imazhi i Kosovës sot. Turp për secilin prej liderëve të Kosovës, politikanët dhe deputetët”, ka shkruar Meier, transmeton Gazeta Express.

Ai thotë se këtë gjë ua kanë bërë popullit të Kosovës, presidenti Thaçi e kryeministri Haradinaj.

“Kjo është çfarë keni bërë me njerëzit tuaj Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj”, ka përfunduar Meier reagimin e tij.

Alon Ben Meier

Alon Ben Meier

Organizimi i kompanisë gjermane ishte bërë në Shtëpinë e Kulturës në Prizren, ndërsa numri i madh i të interesuarve e kishte bllokuar të gjithë hapësirën në afërsi të objektit. /Express/

 

Asnjë koment

Comments are closed.