18-05-2024

Messi kthehet në stërvitje

Vetëm 11 ditë i ka zgjatur Lionel Messit lëndimi që e pësoi në ndeshjen kundër Sevillas, pasi ylli i Barcelonës është parë në stërvitje të mërkurën në mëngjes, transmeton KTV.

Argjentinasi në trening ushtroi së bashku me Gerard Piquen e Jordi Alban, dy futbollistëve që Ernesto Valverde u dha ditë të lirë.

Dyshja e mbrojtjes nuk ishte e pranishme në listën për udhëtimin në Leon, ku Barcelona do të luajë kundër klubit Leonesa në Kupën e Mbretit, në rundin e 32 skuadrave më të mira.

Messi mungoi në “El Clasico”, ku Barcelona e mposhti Real Madridin, 5:1.

Asnjë koment

Comments are closed.