27-04-2024

Profesori prizrenas Halili merr shembull Gjilanin, kërkon Bibliotekë moderne sa më shpejt në Prizren

Profesori i Psikologjisë nga Prizreni, njëherësh autor i disa shkrimeve, Batjar Halili, ka shfrytëzuar një vizite në Bibliotekën e Gjilanit për të kërkuar nga miqtë, e “afërt” me politikëbërjen e kryetarit të Prizrenit, për t’ia kujtuar atij se një bibliotekë e tillë i nevojitet domosdoshmërisht Prizrenit.

Me këtë rast, profesori i gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren përmes në një postimi në ‘facebook’, shoqëruar edhe me disa foto, ka shtruar pyetjen, nëse do ishte më mirë që Prizreni, qyteti i ashtuquajtur “i kulturës” ta ketë një bibliotekë të ngjashme.

Postimi i tij:

Fotografia e Batjar Halili

“Sot isha në Gjilan dhe hyra në Bibliotekën Komunale! Kjo bibliotekë ishte e rregulluar shumë bukur, me një arkitekturë tërheqëse dhe me kushte shumë të mira për të studiuar, me ambjente komode dhe të pastra, si dhe me një staf shumë të sjellshëm dhe të disiplinuar.

Kjo më bëri xheloz dhe më bëri që të shtroj pyetjen se, a do ishte më mirë që Prizreni, qyteti i ashtuquajtur “i kulturës” të kishte dhjetra xhamia apo sikur dhe vetëm një bibliotekë të këtij lloji? Duke marrë parasysh faktin se edhe afrimi drejt fesë, kërkon së pari shkollimin dhe kulturën e leximit, por tek qyteti ynë ka ndodhur një orientim i gabuar, duke bërë të mendohet se njohja dhe praktikimi i fesë mund të bëhet edhe thjesht me realizimin ritualistik të faljes së namazit, pa patur asnjë shenjë të dijes apo kulturës leximore e shkrimore, kjo pasi nuk e marrin parasysh faktin që vetë Kur’ani në hyrjen e tij shtron çështjen e leximit duke thënë: “lexo dhe studio në emër të Zotit.”

Ju ftoj juve miq që mund të jeni “të afërt” me politikëbërjen haskukjane t’ia kujtoni kryetarit se një bibliotekë e tillë i nevojitet domosdoshmërisht Prizrenit.
Po e mbyll këtë koment me dëshirën e madhe që të paktën fëmijëve të mi në të ardhmen t’ju realizohet një bibliotekë e tillë ose pse jo edhe më e mirë se kjo. ” ka shkruar Halili.

Fotografia e Batjar Halili

Fotografia e Batjar Halili

 

Asnjë koment

Comments are closed.