Prokroria hedh poshtë kallëzimin penal ndaj drejtorit të Urbanizmit në Prizren
Prokuroria Themelore e Prizrenit ka hedhur poshtë Kallëzimi Penal ndaj Drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, Beni Kizollit.
Këtë e ka njoftuar kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka bashkë me Kizollin, në një konferencë për media.
Dy vëllezërit Agon e Valbon Kastrati, më 30 shtator të vitit 2020 kishin ngritur kallëzim penal ndaj Drejtorit të Urbanizmit mbi akuzën se “qëllimisht nuk ka lejuar që objekti i tyre të futet në procesin e legalizimit”.
Kizolli, sqaroi se një kallzim penal që u ngrit ndaj tij lidhur me një objekt në qendrën historike./ GazetaePrizrenit