18-05-2024

Prokurimi për kanalizim dhe ujësjellës kthehet në rivlerësim në Prizren

“Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull “Rehabilitimi dhe mirëmbajtja e sistemit të kanalizimit dhe ujësjellësit në Komunën e Prizrenit”, iniciuar nga Komuna e Prizrenit dhe lënda kthehet në rivlerësim”, shkruan në vendimin e OSHP-së. Paraprakisht aty theksohet se ankesa e operatorit ekonomik “Alfa I shpk dhe NTPN Krasniqi” për këtë aktivitet të prokurimit aprovohet si pjesërisht e bazuar, shkruan sot Koha Ditore.

Në arsyetimin e vendimit përshkruhet rrjedha kohore e aktivitetit të prokurimit, me ç’rast bëhet e ditur se ankesa kundër njoftimit për dhënie të kontratës në OSHP është deponuar më 9 shtator 2019 nga operatori i sipërpërmendur. Operatori ankues ka pretenduar se Komuna ka vepruar në kundërshtim me nenet 1, 6, 7, 59, 64 dhe 69 të Ligjit për Prokurimin Publik.

Asnjë koment

Comments are closed.