23-11-2024

Prokuroria e konfirmon aksionin në MMPHI: Dy të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka konfirmuar se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KPK-së, Bedri Gashi, i cili ka thënë se dy persona dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpëlarjes së parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga neni 430, paragrafi 2 i KPK-së”, ka potencuar ai.

Mes tjerash, Gashi ka thënë se për detajet tjera do të njoftojnë pas përfundimit të aksionit.

Asnjë koment

Comments are closed.